Në 6 maj të vitit 2018, shkrimtarja e njohur shqiptare mori lajmin e zi, atë të humbjes së të birit, në moshën 18-vjeçare. Dy viti më vonë, Flutura Açka, i ka dedikuar një libër të birit.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Açka ka publikuar kopertinën e librit të saj më të ri me titull “Biri”, i cili pritet të dalë në treg gjatë këtij muaji.
“Me muaj, në përpjekje t’i shmangesha dramës sime, u ula në tekstet e romaneve që kisha nisur, por nuk ia dola dot. Unë kisha një histori për të treguar: personale dhe përtej personales. Sepse ishte për Birin, për qenien që më mësoi si të vazhdoj edhe pa të”, shkruan veç të tjerash shkrimtarja.
Kujtojmë se djali i saj 18-vjeçar u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.