Shefi i kuzhinës, Barney Corrigan, në Westville të New Jersey ka mbetur pa punë shkaku i pandemisë COVID-19, ai më pas e shndërroi garazhin e tij në një depo të vogël të ushqimit.
Corrigan u ofroi ushqim atyre që pandemia i la pa punë.
“Njerëzit janë të detyruar të zgjedhin midis pagimit të faturave të tyre ose ushqimit të fëmijëve të tyre. Askush nuk duhet të marrë atë vendim”, tha 42 vjeçari.
Corrigan thotë se ai është me fat që ka një sistem të fortë mbështetjeje në shtëpi, gruaja e tij ka një punë të sigurt dhe mund të mbajë familjen.
Ndërsa numri i të prekurve me COVID-19 rritej, kuzhinieri vendosi që tu dal në ndihmë familjeve që nuk kanë të ardhura gjatë kësaj kohe të pandemisë.
Që nga fillimi i pandemisë New Jersey, ka raportuar gati 200 mijë raste dhe rreth 16 mijë të vdekur të konfirmuara nga COVID-19, shkruan CNN.