Lajme

Ajo shëroi njerëz që mjekët ua kishin hequr shpresat/ Këto janë mrekullitë që bëri Nënë Tereza jonë, ajo që tha para botës se vendi i saj quhej Shqipëri!

Nga Sara Kettle

Nënë Tereza, e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj, duke iu shërbyer të sëmurëve dhe të varfërve në Kalkuta të Indisë. Pas vde kjes së saj më 5 shtator 1997, shumë adhurues dhe ndjekës të saj, kërkuan nga Vatikani që murgesha të shpallej shenjtore.

Nene Tereza - Rilindja Demokratike

Në vitin 1999, Atë Brjan Kolodiejçuk u emërua post ulator, pra njeriu që do të mblidhte provat që do të dëshmonin shenjtërinë e saj. Ky ishte në fakt një përshpejtim i procesit, që zakonisht nuk fillon derisa të kalojë një periudhë pritjes prej 5 vjetësh.

Megjithatë, pati një kërkesë për shenjtërim, e cila s’mund të shpërfillej:mrekullitë. Derisa Nënë Tereza të vertetohej si përgjegjëse për dy mrekulli që ndodhën pas vd ekjes së saj, ajo nuk mund të kanonizohej si Shën Tereza.

Çfarë e bën një akt një mrekulli?

Të dyja mrekullitë që iu atribuan Nënë Terezës, ishin ato të shërimit. Por Vatikani kërkon më shumë prova sesa një person që pretendon “Unë jam shëruar!” dhe falënderon për këtë

Nënë Terezën, për të besuar se ka ndodhur realisht një mrekulli.

Rastet e mrekullive të tilla të raportuara, shqyrtohen nga Kongregacioni i Kishës Katolike për Rastet e Shenjtorëve, dhe një komision specialistësh në fushën e mjekësisë. Nëse mund të vërtetohet se shërimi del jashtë ligjeve të natyrës, dhe nuk ka një shpjegim shkencor, konsiderohet se ai ka ndodhur falë një ndërmjetësimi mes shenjtorit të ardhshëm me Zotin. Si hapi i fundit, Papa jep miratimin e tij për përkufizimin e një mrekullie.

Por ky shërim, nuk ndodhi aq shpejt sa të cilësohej një mrekulli. Një vajzë palestineze, u shërua nga tu mori i kockave, pasi pa në ëndërr Nënë Terezën. Por Kisha pret disa vjet, që të sigurohet që nuk ka përsëritje të sëmundjes ka nc eroze, pasi një shërim që cilësohet një mrrekulli hyjnore, duhet të jetë i përhershëm.

Përveç kësaj, një përmirësim në gjendjen shendetësore të dikujt, edhe nëse nuk ka ndonjë shkak mjekësor për të, nuk do t’i përshtatej parametrave për një mrekulli, pasi shërimi duhet të jetë i plotë. Dhe kura duhet të jetë, për shkak të ndërmjetësimit të Nënë Terezës. Ndaj çdo shërbim që përfshinte lutjet e dërguara tek shenjtorët e tjerë, nuk do të funksiononte.

Mrekullia e parë e Nënë Terezës: Shërimi i gruas me gungë në bark

Në vitin 1998, Monika Besra shkoi në shtëpinë e Misionarëve të Bamirësisë në Bengal, në Perëndim të Indisë. Ajo kishte ethe, dh imb koke, të vjella, dhe një stomak të fryrë. Ajo ishte kuruar një vit më parë më parë për tu berkuloz akut.

Por barnat që ajo mori, nuk kishin parandaluar rritjen e një gunge në bark (ndonëse disa raporte kanë përshkruar se Besra vuante nga një tu mor ka nceroz, rritja mund të ishte shkaktuar nga tuberkulozi). Ishte i nevojshëm një operacion kirurgjikal, por Besra ishte shumë e dobët, dhe në një gjendje jonormale për t’u nënshtruar një operacioni.

Më 5 shtator, Besra ishte duke u lutur në kishën e Misionarëve të Bamirësisë, kur pa një dritë të dilte nga një foto e Nënë Terezës. Më vonë, një medalje që kishte prekur trupin e Nënë Terezës, u vendos në barkun e Besrës, dhe një motër tha një lutje duke i kërkuar ndihmë Nënë Terezës.

Besra u zgjua herët të nesërmen, duke zbuluar se masa e saj tum orale ishte zhdukur. Testet mjekësore treguan se gunga nuk ekzistonte më, dhe mjekët e pranuan se Besra nuk kishte më nevojë të operohej. Teologët dhe ekspertët mjekësorë që zbuluan rastin, nuk kishin asnjë shpjegim shkëncor për shërimin e Besras.

Megjithatë, medikamentet nuk mund ta zhduknin dot brenda natës atë masë tu morale. Për më tepër, burri i Besrës raportohet të jetë shprehur se nuk kishte pasur ndonjë mrekulli, por më vonë ai deklaroi se ishte cituar gabim.

Në vitin 2008, braziliani Marsilio Hadad Andrino ishte shumë pranë vde kjes. Një infe ksion në tru, i kishte shkaktuar shumë gunga me akumulime lëngjesh, dhe gjendja e përkeqësuar e çoi të binte në koma. Gruaja e tij, Fernanda, iu lut Nënë Terezës për ndihmë.

Një prift i kishte dhënë Fernandës një relike të Nënë Terezës kur çifti ishte martuar, dhe ajo e “vendosi reliken në kokën e Marsilios, ku ai kishte gungat dhe u lut”. Në një përpjekje të fundit për t’ia shpëtuar jetën, ai iu nënshtrua një ope racioni, për të kulluar lëngjet nga truri. Por para nisjes së operacionit, Andrino u zgjua dhe pyeti:”Çfarë po bëj këtu?”.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu “Nënë Tereza”, (1910 - 1997) misionare katolike, fituese e çmimit Nobel - Radio Kosova e Lirë

MË TË LEXUARAT

To Top