Trashëgimtarja e Top Media, Lori Hoxha njihet si një prej blogereve më të suksesshme në Shqipëri përmes fotove që poston, ku reklamon luksin, veshjet e shtrenjta dhe jetën e bukur që bën.
Në një foto të fundit që ka postuar ajo u ka kërkuar ndjekësve të saj të komentojnë një dëshirë që do i realizohet.
Në sy ka rënë komenti i moderatores Roza Lati, e cila i kërkon t’i fusë në çantë 100 Mijë euro. Blogerja ka qeshur me komentin e saj teksa komentet e tjera që i kanë kthyer përgjigje Rozës nuk janë edhe kaq dashamirëse.