Albiona Mancho është një studente shqiptare e cila ka shënuar një rekord të vlerësimit në provimet pranuese në universitet.
Madje ajo theu të gjitha stereotipet e të mësuarit nëpërmjet kurseve private për të garuar në matësin e shpejtësisë në Panhellenic.
Këtë vit ajo shënoi rezultate thuajse maksimale ku mori 20 në Shkencat Kompjuterike, 20 në Ekonomi, 18,6 në matematikë dhe 16,4 në Gjuhë Letërsi Moderne Greke.
Në Greqi kjo është diçka e jashtëzakonshme pasi ekziston stereotipi se e vetmja mënyrë që të shënosh rezultatet e larta është nëpërmjet kurseve private.
Madje dhe me këtë koefiçent të lartë zgjuarsie ajo edhe mund të mos kryejë fare studimet por të futet direkt në provimet e degës që kërkon në universitet.
Për më tepër askush nuk besonte tek Albiona për shkak të prejardhjes. Ajo është vajza e dy emigrantëve shqiptarë të cilët shkuan në Greqi rreth viteve 90′.
Mediat greke shkruajnë se gjatë viteve të shkollës fillore, Albiona është ndjerë e diskriminuar nga shoqëria e saj.
Ndërsa përsa i përket rezultateve të shkëlqyera, Albiona është shprehur se ka qenë gjithmonë vullneti i saj për të mësuar.
Madje dhe për përgatitjen e saj, ajo shprehet se nuk ka pasur kurrë dëshirë për të ndjekur kurse private ndaj gjithçka e ka mësuar vetë.