Rozë

Zemra e vogël/ Kjo vajzë është 5 muajshe dhe ka një hall të madh me njerëzit: Ju duket si kukull porcelani dhe s’kanë faj

Një vajzë e vogël, e cila ka lindur me kokën plotë me flokë, zakonisht ngatërrohet me kukull porcelani, teksa del në rrugë me të ëmën, për shkak të flokëve dhe lëkurës së bardhë e të ndritshme.

Baby girl born with hair so thick people mistake her for a doll - Mirror  Online

32-vjeçarja Katie Canham, tregon se vajza e saj 5 muajshe, Dolly,lindi me shumë flokë të gjatë dhe të errët, ndërsa tani flokët i kanë shkuar deri tek shpatullat.

Duhet ta laj me shampo për bebet çdo ditë dhe duhet ta kreh në mënyrë të rregullt, pasi në të kundërt, del jashtë kontrollit. Floku i saj është aq i trashë saqë shpesh edhe ngatërrohet, bëhet gongël. Duhet të tregoj shumë kujdes për to.

Five-month-old baby gets mistaken for doll thanks to shoulder-length hair
Mund të bëj modele të ndryshme me flokët e saj. Janë kaq të bukur dhe nuk dua t’ia pres, por t’i lë të rriten. Nuk e shpjegoj dot sa shumë më pëlqejnë dhe se sa e mrekulluar jam nga flokët e vjazës time”.
Katie, e cila është nënë e 10 vjeçarit Archie, 7-vjeçares Ellie dhe 18 muajshit Reggie, shton:

Njerëzit më ndalojnë gjatë gjithë kohës kur dal në rrugë me të. Shumë prej tyre më thonë se ngjan si kukull porcelani, veçanërisht kur e shikojnë duke fjetur. Një person një herë më ndaloi dhe më pyeti nëse ishte apo jo fëmijë i vërtetë. Flokët e saj janë shumë të veçanta dhe kjo është diçka për të cilën unë jam krenare. Edhe fëmijët e tjerë të mi kanë pasur flokë, por pas muajit të tretë u binin. Dolly është tërësisht ndryshe”.
Baluket i bien Dollyt mbi sy dhe gjatësia e tyre arrin gati tek shpatulla, nga të dyja anët.

Nga ana tjetër, nëna e vajzës, Katie, tregon se ka pasur dhimbje të forta, si djegie në zemër, gjatë shtatzënisë.

MË TË LEXUARAT

To Top