Greqia duhet të mbështetet në sigurimin e kufijve të saj, ka thënë Kancelari austriak Sebastian Kurz, duke paralajmëruar kundër presionit dhe shantazheve nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. “Nëse i dorëzohemi Erdoganit dhe Turqisë, atëherë natën e mirë, Evropë,” tha Kurz në një intervistë në televizionin Austriak në 5-vjetorin e krizës së refugjatëve. Duke iu referuar konfliktit në kufirin greko-turk në fillim të këtij viti, Kurz tha se Evropa nuk duhet të lejojë veten të shantazhohet nga Erdogan.
Deklarata e Kurz:
Për të mos përsëritur 2015, ne duhet të mbështesim Greqinë të mbrojë kufijtë e saj. Nëse dorëzohemi para presionit të Erdogan, atëherë i themi “natën e mirë” Evropës. Njerëzit po përdoren nga Erdogan si armë, si një mjet presioni ndaj BE. Kjo është diçka e pahijshme dhe duhet të dënohet me forcë. Gjëja më e rëndësishme tani është që të mbështesim Greqinë dhe Bashkimi Evropian të dërgojë një mesazh të qartë se nuk do të lejojmë që presidenti turk të na shantazhojë.
Kancelari, pati theksuar gjithashtu se situata aktuale nuk është një rastësi, por një sulm i vetëdijshëm i organizuar nga pala turke.