Lajme

Mjekja shqiptare rrëfen tmerrin që përjetoi 46 ditë e infektuar me Covid-19

Romina Selenica mjekja shqiptare e cila prej 11 vitesh punon në sistemin shëndetësor në Itali, përmes një postimi në “Facebook” ka rrëfyer eksperiencën e saj të tmerrshme gjatë 46 ditëve me Covid-19.

Romina është shprehur se është e lumtur që tani i është rikthyer jetës, që mund të përqafojë lirshëm njerëzit e dashur dhe të takohet me pacientët e saj. Ka kaluar një periudhe më dhimbje të mëdha fizike, psikologjike dhe shpirtërore, por për fakt të mirë, tani ka mundësi të shijojë sërish lirinë.

“Nuk është një ditë e thjeshtë pune, nuk është një e shtunë si çdo tjetër që kam qënë në punë. Është e para e kthimit në rutinën e jetesës time mbas 46 ditësh me Covid-19. Pavarësisht çdo dhimbjeje fizike, psikologjike apo shpirtërore UNË JA DOLA, ti kthehem pacientëve të mi, të përqafoj njerëzit e mi të dashur, të rishijoj të bukurën liri, vetë jetën! Ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje mesazheve, shpresoj në mirëkuptimin tuaj! Me respekt, Dr. Romina Selenica”, shkruan mjekja.

MË TË LEXUARAT

To Top