Lajme

Del dëshmia rrëqethëse/ Ja çfarë po ndodh me Blerta Josifin të mbijetuarën e vetme: Në fillim ajo shikonte pamje dhe bërtiste kurse tani…

Blerta Josif, nëna dhe motra e të cilës u vetëf lij uan, pasi ka lënë spitalin ka qëndruar vetëm një ditë tek banesa e xhaxhit në Kombinat nga ku më pas së bashku janë nisur drejt Përmetit.

The tragedy was not enough … He did not tell about the death of his sister, Blerta  Josifi endangers the prison, on Monday he is expected to be interrogated by  the investigators |

Nga burimet u bë me dije se banesa e familjes ku ndodhi trag jedia është vë në shtije dhe e vetmja e mbijetuar, Blerta Jozifi, është trasferuar në Skrapar për të nisur një jetë të re.

I ftuar ditën e sotme në programin “Me zemër të hapur” është xhaxhai i Blerta Josifit që e ka marrë nën kujdesje të plotë mbesën e tij.

Xhaxhai ka deklaruar se Blerta vazhdon të besojë akoma, gjithashtu nga bisedat që ka pasur me vajzën ka treguar edhe për planin e vetëf liji mit, ku sipas vajzës ka qenë i përbashkët dhe i programuar prej disa muajsh.

DËSHMIA E XHAXHAIT

Jam ende i shqetësuar për Blertën pasi ajo nuk është në gjendje të jetojë apo të ushqehet vetëm. Pasi doli nga spitali ne jemi kujdesur dhe po kujdesemi shumë për të, pasi ajo është e pa qëndrueshme ende në logjikë. Ka momente që e pyes për diçka që ka të bëjë me ngjarjen dhe ajo në fillim thotë diçka tjetër dhe në fund thotë diçka tjetër. Nuk mund ti besoj asgjëje apo ta marrë definitive pasi ajo i mohon dhe i pohon gjërat që ne e pyesim.

Por unë shpesh herë mundohem ta pyes sesi qëndron e vërteta dhe se çfarë ndodhi brenda atyre mureve, por nga sa më ka shprehur Blerta si fillim këtë vetë fl ijim e kanë nisur Zhaneta dhe Blerta të cilat nuk ja dolën dot dhe dolën nga dhoma.

Zhaneta shkonte në punë tre muaj para se të ndërronte jetë dhe kthehej me gëzim në shtëpi pasi mendonte se do të gjente Anisën të ringjallur. Blerta shprehet dhe është e bindur se mami dhe motra janë në gjirin e zotit, ajo pohon se do ta ndjekë këtë fe por që nuk do bëjë një veprim të tillë vet ëfl ijimi për ringjallje. Unë nuk dua shumë që ti rikthej kujtesën se edhe sipas porosive të mjekut, nuk duhet ti rikujtojmë asgjë.

Në fillim Blertës i shfaqeshin pamje dhe bërtiste ndërsa tani është pak më qetë. Pasi doli nga spitali ne i kemi qendruar mbi kokë dhe nuk kemi neg lizhuar për asnjë moment atë çka mjekët na pohuan pasi ajo përkeqësohet nga momenti në moment. Unë dhe familja e dajës së saj kemi marrë kujdestarinë e saj dhe po e mbajmë me radhë, tani ajo ndodhet te shtëpia e dajës, nuk e lejojmë asnjë moment vetëm, kur duhet të lëvizi dikush shkon dikush nga ne që qëndron me të.

E shtruar në psikiatri, Blerta Josifi mund të përfundojë në burg (DETAJE)

MË TË LEXUARAT

To Top