Aktorja Rudina Dembacaj ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes mediatike, sidomos pas bërjes publike të marrëdhënies së saj me ish-deputetin Mark Frroku.
Pak kohë ma për Rudina humbi njeriun e saj të shtrenjtë, babain, pas një sëmundjeje të rëndë.
Kjo humbje ka qenë e madhe për aktoren, e cila ka kaluar një verë mjaft të vështirë me mungesën e të atit dhe që vijon të përlotet sa herë flet për të.
Moderatorja nuk i ka mbajtur dot lotët edhe mëngjesin e sotëm në emisionin “wake Up”, teksa ka folur për njeriun e shtrenjtë të saj dhe përjetimet pas ndarjes së tij nga jeta.
“Kjo periudhë për mua ka qenë l uftë shpirtërore… Unë nuk kam humbur babanë, kam humbur shokun tim më të mirë, njeriun më të rëndësishëm të jetës time. Babai gjithmonë më thoshte ti je e fortë, je e fortë… dhe kjo më ka vënë në një përgjegjësi shumë të madhe. Unë jam më e vogla dhe më duhet të jem e fortë për nënën time, për motrën dhe për 5 hallat e mia dhe e kanë vuajtur shumë humbjen e vëllait të tyre. Më ka ndihmuar shumë vëllai im, djali i xhaxhait tim Ilir Dembacaj, i cili ka qenë prezent në momentet më të vështira të jetës time. Gjendjen e komës mos e provoftë njeri në botë, është gjëja më e tm errshme. Kisha frikë të hapja telefonin edhe kur bëhej fjalë për punë, pasi mendoja se më merrnin nga spitali”, u shpreh Rudina e përlotur.