Rozë

Gabim trashanik? Rudina Magjistari lë nam përballë Veliajt: Shkolla ‘Sami Frashëri’ me fat, që u go dit nga tërmeti!

Rudina Magjistari ka intervistuar kryebashkiakun e Tiranës, në emisionin e saj dje.

Rudina Magjistari

Pasi Veliaj martoi live një çift në studio, erdhi momenti të intervistohej nga zonja Rudina.

Ndërkohë që Veliaj fliste për rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe në ekran parakalonin pamjet propagandistike 3D të projektit të shkollës së re, Magjistari, e cila shquhet për gafa live, ndërhyri duke i shtuar koleksionit të saj edhe një gafë të re.

Duke dashur të komplimetojë projektin e Bashkisë, Magjistari tha se shkolla Sami Frashëri ka patur shumë fat, që është goditur nga tërmeti, duke nënkuptuar që falë tërmetit, shkolla e re do të jetë më e mirë. Por, duket se Rudina harroi faktin se për shkollën do të paguhen para nga taksat e qytetarëve, apo faktin se tërmeti tragjik i 26 nëntorit, la pas shumë viktima, të cilët nuk patën “fatin e madh” të shkollës “Sami Frashëri”.

Magjistari deklaroi gjithashtu, se Sami Frashëri ka shumë fat, që dikur nxënës i kësaj shkolle ka qenë Veliaj.

“Shkolla Sami Frashëri dy herë me fat ëëë? Një herë që të kishte ty nxënës dhe një herë që u trondit nga tërmeti, sepse do të duan të gjitha shkollat të behen si Sami Frashëri…“, tha Rudina.

Nuk do e besoni sa vjeç është Rudina Magjistari! - Lajmet e fundit - Zëri

Rudina Magjistari tregon tmerrin e tërmetit: Isha vetëm 2 km larg epiqendrës

MË TË LEXUARAT

To Top