Një grua që kaloi 15 vjet të jetës së saj duke u përpjekur të mbeste shtatzënë, ka lindur më në fund një fëmijë.
Fiona Muluskey, 48 vjeç, kaloi 5 procedura të dës htuara InVitro dhe madje dhe fillimin e menopauzës, para se më në fund të mund të lindte një fëmi.
Ajo dhe burri i saj Darren, 47 vjeç, filluan të përpiqeshin në muajin e tyre të mjaltit në 2004, por teksa javët, muajt dhe vitet kalonin, bëhej gjithmonë e më e qartë se diçka nuk ishte si duhej.
Çifti bëri teste gj aku dhe hormonesh dhe u këshilluan të provonin fertilizimin InVitro, për të cilin shpenzuan plotë 50,000 paundë.
Shancet e Fionës për tu bërë mama sa vinin dhe uleshin dhe hyrja në menopauzë dukej se e bëri të pamundur, por pas shumë përpjekjesh, çifti më në fund arriti të bëhen prindër.