Lajme

Shërohet nga koronavirusi deputeti shqiptar: Ju uroj shëndet në familjet tuaja, jeta është e bukur tregoni kujdes!

Deputeti i PS-së në qytetin e Vlorës, Edmond Leka ka njoftuar se ka fituar be tejën me COVID-19.

Edmond Leka i merr mandatin Koço Kokëdhimës | Gazeta Dita

Ndërsa ka falenderuar të gjithë, familjen e tij që i ka qëndruar pranë, jo fizikish, mjekët, ai thotë se “Jeta është e bukur kur e jetojmë me shëndet të plotë, prandaj të kujdesemi më shumë për veten dhe për njerëzit tanë të dashur”.

Postimi

“Mbas një periudhe të gjatë disa ditore me Covid-19, më në fund pranë familjes dhe njerëzve të mi të dashur që ndenjën kaq ditë e net pa gjumë së bashku me mua. Mirënjohje pa fund për he ronjtë e Spitalit infektiv në QSUT, prof dr Najada Como, prof dr Tritan Kalo, dr Pellumb Pipero, dr Nevila Gjermeni, reanimatorëve, dhe gjithë Stafit të Shërbimit Infektiv, infermierëve dhe sanitarëve, që cdo ditë natë gjendeshin pranë të sëmurëve duke na dhënë shpresë dhe kurajo për ta përballuar me sukses sëmundjen pa marrë parasysh asnjë rrezik për veten.(Edhe pse pothuaj i gjithë personeli ishte përballur me infeksionin Covid-19). Miqtë e mi!
Jeta është e bukur kur e jetojmë me shëndet të plotë, prandaj të kujdesemi më shumë për veten dhe për njerëzit tanë të dashur. Uroj vetëm shëndet në familjet Tuaja! Faleminderit! Ju jam shume mirenjohes te gjitheve! Këta janë heronjte e cdo dite në luftën kundër COVID -19”, shkruan ai.

Edmond Leka zë karrigen e Koço Kokëdhimës, betohet deputeti më i ri i  Kuvendit të Shqipërisë - Politike

MË TË LEXUARAT

To Top