Bashkimi Europian i ka dhuruar Shqipërisë 10 mln euro për ta ndihmuar në luf tën kundër covid.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ambasadori Luigi Soreca, i cili tha se javën e ardhshme do të sjellin 20 respiratorë bashkë me aksesoret e tyre. Gjithashtu do të sjellin edhe 10 mijë testime të shpejta.
Ambasadori tha se BE është krenare për punën që është bërë në Shqipëri në l uftën kundër covid-19.
“Sot kemi sjellë 20 respiratorë bashkë me aksesoret e tyre. Këto do të ndihmojnë në njësitë e terapisë intensive. Ne kemi sjellë edhe shumë ndihma dhe kontribute të tjera, duke sjellë edhe 10 mijë testime të shpejta. Do të sjellim javën tjetër edhe 30 respiratorë të lëvizshëm.