Një rast urgjent për ndihmë ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku një zonjë 46-vjeçare nga Vlora në pamundësi ekonomike kërkon ndihmë nga shqiptarët.
Siç edhe shihet në fotot e dërguara, ajo i është nënshtruar disa op eracioneve dhe në trup i dallohen qartë shenjat e tyre. Ajo thotë se është operuar tre herë për veshkën dhe ka nevojë edhe për një operacion të fundit. Zonja shprehet se është nënë e tre fëmijëve dhe sikur të mos mjaftonte halli që i ka rënë, vajza e saj e madhe është e divorcuar dhe me fëmijë.
Në lidhje me gjendjen e saj spitali shtetëror ka vendosur ta dërgojë te privati dhe nuk e ka marrë përsipër. Zonja shton se edhe një ndihmë ekonomike që merrte, i është ndërprerë që në janar të këtij viti.
Mesazhi:
Ne vlore jam dhe me qera kam dhe vajzen e madhe te divorcuar me nje femije jam shum ne hall. Ju lutem beni dicka sa me shpejt nuk i duroj dot me dhimjet un vetem me qese nuk ja dal dot ne kete gjendje qe jam.Prandaj nuk me mori persiper spitali shteteror se kam ber shum operacione dhe me derguan ke privati.Un dhe nje ndihme ekonmike qe merrja dhe ate ma kan prere qe ne janar te keti viti. +355 69 352 9346.