Lajme

Vajza e saj i shpëtoi jetën pasi para se të jepte shpirt vendosi t’i dhuronte mëlçinë/ Gruaja takon 4-vjeçarin që e mori: Mrekulli, sikur vajza ime…

Një nënë rrëfeu për takimin e ‘mrekullueshëm’ me një 4-vjeçar, jeta e të cilit u shpëtua nga një organ i dhuruar nga e bija e saj, e cila vd iq papritur në moshën 17-vjeçare.

Miriam Lee nga Kettering, Northamptonshire, pësoi k ardiak arrest në 2016-n. Pas vdek jes së saj, Ollie Jolliff, në atë kohë 11 muajsh, mori mëlçinë e Miriam. Ai ishte një prej 4 personave që iu dhuruan organet e Miriam.

Nëna e saj Nicola Lee tha se e bija do të kishte qenë shumë e lumtur për jetët që shpëtoi. 56-vjeçarja u shpreh se ndonëse vde kja e Miriam ishte e papritur, ajo ishte në dijeni të dëshirës së të bijës për të dhuruar organet.

“Jemi shumë krenarë. Kishim pasur një bisedë me të për dhurimin e organeve. Nuk janë të shumtë 17-vjeçarët që bëjnë biseda të tilla”, tha nëna e së ndjerës.

MË TË LEXUARAT

To Top