Ata janë ndarë në fillim të viteve ’90, kur d ivorcet në Shqipëri ishin ende të rralla.
E pikërisht ngaqë ishin të rralla, ndarjet përgjithësisht ishin nga ato të përhershmet, me lamtumirën e përjetshme. Aspak ky rasti i Yllka Mujos dhe Gjergj Zaharisë që mbetën familje edhe pse jo më burrë e grua.
Janë familje sot e kësaj dite, kur fëmijët janë rritur, kanë jetën e partnerët e tyre, por ngaqë kanë ndjekur profesionin e nënës, puna ua do që të jenë shpesh të gjithë bashkë në qendër të vëmendjes. Herë se martohet Elia e herë se janë të ftuar në një event. Gjergj Zaharia është përherë në krah të ish-bashkëshortes dhe mos mendoni veç për hatër të fëmijëve siç ruhet zakonisht marrëdhënia klasike pas ndarjes.