Eva dhe Endri Dumani, dy prej 80 fëmijëve dhe grave të mbetur në kampin Al Hawl në Siri, nuk e kanë më atë që e cilësonin si engjëllin mbrojtës.
Gjyshja e tyre Mendije Dumani që kujdesej për ta, ka ndërruar jetë pak ditë më parë, duke i lënë motër e vëlla, tashmë në vetmi të plotë për tu përballur të vetëm me vë shtirësitë në atë kamp.
Një shqiptar në Siri që në Facebook shfaqet me emrin Amar El Albani përmes një statusi në Facebook ka treguar momentet e fundit të Mendije Dumani e cila shkoi në Siri për të shpëtuar Evën sot 14 vjeçe dhe Endrin 12 por nuk ia doli.
“Gjendja e saj ishte përk eqësuar edhe më shumë dhe ata (kurdët) nuk kishin asnjë shqetësim për ta hedhur atë në tokë pranë pazarit duke i thirrur motrat “merreni motrën tuaj. Askush nuk e dinte në fillim se kush ishte, ose ku ishte çadra e saj derisa një motër e njohu dhe na informoi se ajo ishte motër shqiptare”.
Eva është ajo e cila sa herë mundet të gjej një telefon celular dërgon mesazhe zanorë dhe tekste nënës dhe dajës, përmes të cilave në mënyrë konstante kërkon të dijë se çfarë është duke bërë shteti shqiptarë për ti riatdhesuar.