Politikani shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ishte i ftuar i Adi Krastës.
Ai tha se pas zgjedhjeve është habitur që ka pasur një interes kaq të madh mediatik ndaj tij. Duke komentuar disa spekulime mediatike për deklaratat e tij për Skënderbeun dhe shqiptarët, ai tha se ato janë nxjerrë nga konteksti.
“Njerëzit janë emotivë nuk e kuptojnë ndonjëherë ironinë apo humorin.
Unë respektin kundrejt kombit dhe Heroit Kombëtar e kam të jashtëzakonshëm.
Ata që kanë dashtë me e kuptu, e kanë kuptuar. Ata që nuk duan ta kuptojnë, nuk do e kuptojnë kurrë,” tha Abazoviç.
“Jam munduar gjithmonë të jem politikan ndryshe dhe ia kam arritë që të jem ndryshe. Të mos jem politikani tradicional. Mundohem të kem një imazh origjinal,” tha ai.