Leximi

Dy të rinjtë marrin me qera një shtëpi që të nisin bashkëjetesën, kur shkojnë atje u ndodh ajo që nuk kishin parë as në ëndërrat më të këqija

Një çift i ri, të emocionuar që po shpërnguleshin në shtëpinë e tyre të parë së bashku, u surprizuan tejmase, kur zbuluan se aty jetonte një 99 vjeçar.

Çifti merr me qera shtëpinë e tyre të parë, z - Syri Kosova | Lajmi i fundit

Ami Da Kruz dhe Methju Morgan po kërkonin një shtëpi pranë punëve të tyre, kështu që mamaja e Amit i ndihmoi duke postuar një reklamë në internet. Asaj iu përgjigj një pronar dhe dy palët e interesuara u vunë nën kontakt.

Ami, 22 vjeç, thotë: “ Ne filluam të flisnim në Whatsapp me pronarin dhe u emocionuam shumë për shtëpinë. Na dërgoi foto dhe dukej se kishte dhoma gjumi të mëdha, kuzhinë të madhe dhe kopsht. “

Para se çifti të mund ta shihte shtëpinë vetë, pronari u tha se kishte nevojë për një parapagesë që të sigurohej se ata mund ta përballonin qeranë.

Ami thotë: “Ne e donim shumë shtëpinë. Kështu që paguam 300 paundë në dy transaksione me kuptimin që nëse nuk ka pëlqente shtëpia, do të na ktheheshin paratë mbrapsht.”

Ditën kur do të shihnin shtëpinë, çifti ishte shumë i emocionuar për të dhe iu kërkua të paguante 500 paundë si qeranë e muajit të parë.

“Të gjitha emailet dhe mesazhet që kishim shkëmbyer përmendnin një s ekser, kështu që nuk kishim aryse për tu shqetësuar.”

Çifti kreu dhe pagesën e dytë. Por kur shkuan në shtëpi ata gjetën aty pronarin real të shtëpisë, i cili nuk ia kishte fare idenë se shtëpia e tij ishte nxjerr me qera. Kur u përpoqën të kontaktonin me personin, ai nuk ishte i arritshëm.

Image

MË TË LEXUARAT

To Top