Lajme

Dy pjepra shiten për plot 45.000 dollarë, kjo është e veçanta e tyre/ A rriten në Shqipëri?

Në një shitje rekord, një çift i pjeprave japonez u shit për më shumë se 45.500 dollarë.

Skandali japonez/ Ministri dorëhiqet pasi u dhuroi pjepra votuesve - Gazeta Mapo

Të rritura në Yubari, në prefekturën Hokkaido, një qytet në veri të Japonisë, pjeprat janë shitur për 5 milionë jen në ankandin e parë të vitit, raporton agjencia e lajmeve Kyodo.

“Oferta e çmimeve në një treg me shumicë në Sapporo theu rekordin e të gjitha kohërave prej 3,2 milionë jen të paguara në ankandin e parë për pjepra nga Yubari vitin e kaluar”, thuhet në raport.

Ky lloj i pjeprit, i njohur ndryshe si “cantaloupe” apo “spanspek”, është i famshëm për trupin e butë me ngjyrë portokalli si dhe për përmbajtjen e lartë të sheqerit.

Në lajmin e agjencisë japoneze thuhet se këto pjepra zakonisht shiten për çmime nga 4.000 jen (35 dollarë) deri në 10.000 jen (91 dollarë) dhe shpesh jepen si dhuratë mes njerëzve.

Kompania “Pokka Sapporo Food & Beverage” me seli në Nagoya ishte fituesi i ankandit.

Nga kompania thonë se kanë vendosur të bëjnë këtë ofertë në kuadër të festimeve për 10 vjetorin e prodhimit dhe shitjes së lëngut me shije të pjeprit.

“Pasi kompania jonë u themelua në Sapporo (Hokkaido), unë kam menduar se patjetër duhet të bëj diçka për Hokkaido-n”, tha presidenti i kompanisë, Yoshihiro Iwata.

Ju dhuroi pjepra votuesve, ministri japonez jep dorëheqjen | BoldNews.al

MË TË LEXUARAT

To Top