Lajme

Janë të bukura sa nuk ka/ Këto janë katër vajzat shqiptare që po kërkojnë burrë në televizior hapur fare

“Për’Puthen” nisi edicionin e dytë, moderuar nga Bora Zemani me pjesëmarrjen e opinionistit Arjan Konomi. Puntatën e sotme u prezantuan vetëm 4 vajzat konkurrente.

Ana befason me prezantimin në “Përputhen” - YouTube

Konkurrentja e parë është Shqipja, 28 vjeç, e cila ka lindur në Zvicër, por banon në Tiranë. Shqipja ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare, ka pasion fitnessin dhe punon si edukatore. E përshkruan veten si një njeri miks, me karakter të fortë, por edhe shumë të brishtë.

Konkurrentja e dytë është Tea, 21 vjeç, e cila ka lindur në Lushnje dhe banon në Tiranë. Studion në Fakultetin e Drejtësisë dhe ka pasion pikturën. Tea punon për momentin si menaxhere shitjesh.

Konkurrentja e tretë është Ana, 25 vjeç, e cila ka lindur në Sarandë dhe jeton në Tiranë. Zotëron një biznes të vetin dhe ka pasion gatimin.

Ana mendon se është e paparashikueshme, i pëlqen adrenalina, prandaj edhe realizoi këtë (khëm) kërcimin.

Konkurrentja e fundit është Fjorela, 21 vjeç, e cila ka lindur në Fier dhe banon në Tiranë. Merret me modeling, pjesëmarrje nëpër videoklipe, i pëlqen moda e televizionit dhe për momentin punon si recepsioniste.

Fjorela u bë pjesë e “Për’Puthen” pa aprovimin e prindërve. “Për’Puthen” do të transmetohet çdo ditë pas “Ftesë në pesë”. Në puntatat në vijim do të prezantohen edhe djemtë konkurrentë.

Njihuni me 4 vajzat beqare të sezonit të 2-të 'Përputhen' - YouTube

Bora Zemani flet për divorcin nga Vin Veli dhe lidhjen e përfolur me Donald Veshaj | Story

MË TË LEXUARAT

To Top