Lajme

Skandal/ Gazetarja shqiptare e lan pulën me ujin e ndotur të lumit Lana, laboratori e nxjerr sikur nuk ka baktere fare

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skan dal që ndodh në një laborator privat i cili ofron diagn ozën e sëmundjeve në kafshë dhe kontroll mokrobiologjik dhe fiziko – kimik të ushqimeve dhe ujit.

Ky laborator analizat e një pule, larë me ujin e Lanës e nxjerr pa baktere dhe të sigurt për t’u konsumuar.

Skandali thellohet kur në investigimin e Fiks Fare mësohet se në këtë laborator kryhen një pjesë e madhe e analizave të vetëkontrollit nga kompanitë prodhuese në vend, të cilat në bazë të ligjit janë të detyruara që këto analiza t’i bëjnë në mënyrë periodike pranë këtyre laboratorëve.

Pranë redaksisë së Fiks Fare mbërriti një den oncim në lidhje me vërtetësinë e rezultateve të analizave të kryera në laboratorin Bio- V në Tiranë. Për të vërtetuar këtë skandal i cili r rezikon drejtpërdrejt konsumatorin, gazetarët e Fiksit dërguan pranë laboratorit Bio – V një pulë të cilën e lanë me ujin e ndotur të Lanës.

MË TË LEXUARAT

To Top