Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar së fundmi tek “Rudina”, ku gjatë intervistës foli për jetën e tij bashkëshortore me Ajola Xoxën, djalin Kajan, infektimin me Covid e për fëmijërinë e tij.
Gjatë emisionit, Veliaj sqaroi fjalën e famshme që ai ka përdorur ndaj çunave shqiptarë, “zdroms” duke treguar se edhe bashkëshortja e thërret me këtë term.
“Shiko unë jam shumë i përgjegjshëm dhe vërtet bëj humor dhe them ne çunat jemi zdromsa, e di çfarë domethënë zdromsa? Se shumë njerëz ofen dohen dhe them pse ofend ohesh për diçka që nuk e kupton?
Of endohen se janë i një grupimi politik dhe po e thashë unë, është gjë e keqe.
Unë e vuaj në shtëpi këtë se nëse prishet një gjë në shtëpi, prishet bojleri, di gjet një llapmë, duhet ngulur një kornizë, unë gjej gjithmonë justifikime pse s’bëhet, ja se erdha vonë, ja se ika herët. Dhe
Ajola thotë: ‘Ti qofsh, të rregullosh gjithë Tiranën dhe mos të prekësh gjë me dorë në shtëpinë tënde, ju jeni tamam zdromsa’.