Lajme

Para se të jepte shpirt e Shenjta Nënë Tereza shkroi një letër për shqiptarët: Lutem për popullin tim, për familjet shqiptare!

4 vite më parë, Nënë Tereza u kthye në shenjt të Kishës Katolike, pasi Papa Françesku njohu mrekullinë e dytë të saj, atë të shërimit të një burri brazilian nga disa tum oreE niste çdo ditë me lutje!

23 VJET NGA SHUARJA E NËNË TEREZËS – Klan Macedonia

Pas çdo lutje mëngjesi ajo dilte rrugëve të Kalkutës për të gjetur dhe për t’i dhënë të varfërve ushqim. Vizitonte familjet, kujdesej për fëmijët e sëmurë, të moshuarit dhe bënte infermieren për njerëz që po vdisnin nga tuberkuloza.

Ajo fliste rrjedhshëm 5 gjuhë!

Gjuhën amtare, shqipen, serbisht, gjuhën që flitej në Bangladesh dhe Indi, dhe anglisht.

Pas kërkimeve në arkivat e disa shteteve evropiane, një ditë para shenjtërimit të saj u gjet kjo letër, e shkruar prej saj për shqiptarët. Letra është shkruar në 10 dhjetor të 1979-ës gjatë qëndrimit të saj në Oslo.

“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin që Paqja e Tij te vijë në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjith botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve. M. Teresa Bojaxhiu”

“Vllau jem dhe Maria e dashtun
Mbaj uzdaj (shpresë) se je mir dhe që operacioni asht marue.
Motrat dhe unë jemi tuj u lut shum për ty.
me shumë dashuni vëllau i jem, t’puthi fort

Motra jote Tereza”

Një film ndërkombëtar kushtuar Nënë Terezës, kur pritet publikimi i tij - Shqiptarja.com

MË TË LEXUARAT

To Top