Me fillimin e vitit të ri shkollor, mjeku Pëllumb Pipero jep disa zgjidhje në rastet kur në institucionet arsimore mund të shfaqen edhe persona të prekur me COVID-19.
Mjeku i njohur pohoi se nuk është zgjidhje mbyllja e shkollave nëse do të shfaqen raste pozitiv me virusin Covid-19.
Pipero tha se “hapja e shkollës është një lajm shumë i mirë. Unë kam qenë pro hapjes së shkollës, madje i përmbahem thënies ‘hapja e shkollave është hapje e shoqërisë’, duke theksuar se kjo do të shoqërohet me një protokoll të rreptë e bazik nga të gjithë aktorët, me qëllim që të shmanget përhapja e infeksionit.
Po në rast se raportohet një rast me Covid-19 në shkollë?! Mbyllja e shkollës, sipas Piperos, në një rast si ky, nuk është zgjidhje: “Të mos nxitojmë në këtë pjesë, sepse, nëse në shkollë na del një rast pozitiv ndaj Covid-19, nuk është zgjidhje mbyllja. Nuk duhet të mbyllet shkolla, por duhet të gjejmë mënyrat për të izoluar rastin dhe familjen pa ndërprerë procesin”, shtoi më tej Pipero. Nuk jam optimist se koronavirusi do të largohet shumë shpejt, do duhet të paktën një vit ose një vit e gjysmë.