Papa Françesku u tha vizitorëve në audiencën e tij të përgjithshme javore sot se pandemia e koronavirusit duhet të nxisë të gjithë të punojnë për të mirën e përbashkët dhe nuk duhet të shfryt ëzohet për përfitime ekonomike ose politike.
“Fat keqës isht, ne jemi dëshmitarë të shfaqjes së interesave partiake. Për shembull, ka nga ata që duan të përvetësojnë zgjidhje të mundshme për veten e tyre, siç janë (zhvillimi) i vaksinave dhe më pas shitja e tyre tek të tjerët.”
“Disa po përfitojnë nga situata për të ndezur ndarje, për të krijuar përparësi ekonomike ose politike, për të filluar ose intensifikuar konfl iktin.”
Audienca u mbajt në oborrin e Vatikanit San Damaso përpara 500 personave. Papa u kërkoi njerëzve të qëndronin në vendet e tyre dhe të mbanin distancën shoqërore.