Tri foshnja trinjake kanë lindur këtë mëngjes në Tiranë në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Gëzimi i kësaj lindjeje ka emocionuar mjekët që kanë ndihmuar nënën të lindë bebet dhe entuziazmin e tyre e kanë ndarë më të gjithë.
Mjekja Anika Dokle ka publikuar momentet e para të jetës së tyre me këtë shënim: “Sapo…Lindjet trinjake janë gëzim jo vetëm i prindërve, por edhe i yni!!!”