Rozë

(Video) Momentet kur Sabri Fejzullahut i japin pasaportën shqiptare, e puth dhe mban në zemër me lot: Dokument i shenjtë, e jetova ditën më të lumtur të jetës!

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka marrë nënshtetësinë shqiptare me dekret të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Familja Fejzullahu pajisen që të gjithë me pasaporta shqiptare - Telegrafi

Në orët e pasdites së ditës së sotme, Sabri Fejzullahu së bashku me bashkëshorten, është parë nën shoqërinë e mikut të tij Luan Rama, ish-ministër i brendshëm e sot zëvendëskryetar i LSI-së që të shkojë në mjediset e drejtorisë së poli cisë së Tiranës, në sektorin ku dorëzohen pasaportat.

Një procedurë që ka zgjatur fare pak minuta, ndërkohë që pasi ka marrë në dorë pasaportën, ka dalë që andej si shtetas i Republikës së Shqipërisë duke e puthur dhe shtrenguar fort në gjoks atë, që ai e quajti dokument të shenjtë.

Tejet i emocionuar dhe i pushtuar nga lotët, ai pasi ka falenderuar punonjësit e policisë që e kanë shoqëruar në dalje prej drejtorisë së policisë së Tiranës, është dëgjuar të thotë:

“E falenderoj me shpirt Presidentin e Republikës së Shqipërisë zotin Ilir Meta, që më nderoi e më bëri të jetoj ditën më e lumtur të jetës time!”

MË TË LEXUARAT

To Top