Lajme

Hapja e shkollave në Shqipëri, flet Drejtoresha e OBSH-së: Kjo është mënyra për t’i ruajtur fëmijët nga Covid-19

Në një deklaratë për mediat, Drejtoresha e OBSH-së për Shqipërinë, Bettina Menne, thotë se rikthimi i fëmijëve në shkolla është një e drejtë themelore e tyre, por nga ana tjetër, përbën një r isk më vete, që do të shoqërohet me rritje të infektimeve.

WHO representative in Albania praises measures introduced against COVID-19  – Gazeta Tema

Sipas saj, përshka llëzimi i pandemisë do të varet nga mënyra se si do të menaxhojë situatën gjithë zinxhiri, që nis nga prindërit, fëmijët e personeli i shkollës.

“Është një e drejtë themelore që fëmijët të kthehen në shkolla. Ministria e Shëndetësisë ka marrë pjesë aktive në takimet që është folur për këtë temë me ministritë e tjera, për të konsideruar qasjet më të sigurta.

Hapja e shkollave bazuar në eksperienca të tjera krijon ri sqe të reja dhe raste të reja të mundshme, do të varet nga mënyra e menaxhimit brenda shkollave dhe nga prindërit në shtëpi. Ku nëse fëmijët do të jenë sëmurë nuk duhet t’i dërgojnë në shkollë. Mbajtja e maskës dhe ruajtja e higjienës brenda shkollës, kthehet në domosdoshmëri”, thotë Menne teksa kujton rastet e Francës dhe Gjermanisë, që njohën rritje rastesh me rikthimin e fëmijëve në banka.

Përfaqësuesja e OBSH në Shqipëri, Bettina Menne: Shtimi i viktimave në vend  është shqetësues

MË TË LEXUARAT

To Top