Rozë

Fotot/ Pas ndarjes me bujë të madhe nga Mimoza Shkodra, kjo është e dashura e re e Seldit: 11 vite më e re dhe Miss

Këngëtari i njohur Seldi Qalliu zyrtarizoi lidhjen me bukuroshen Sindi Cela. Ky vendim i rëndësishëm i artistit shqiptar vjen dy vite pas ndarjes nga Mimoza Shkodra dhe pikërisht në ditën kur modelja, tashmë partnerja e tij festoi ditëlindjen.

Sidoqoftë, çifti duket se po shijojnë prej kohësh një romancë të mirë së bashku edhe pse konfirmimi është bërë dje.

Por, kush është e dashura e re e Seldit, Sindi Cela? Sindi ka lindur më 10 shtator të vitit 1998 – e cila dje ka mbushur plot 22 vite.

Ajo është shqiptare e rritur në Belgjikë, derisa atje vazhdon jetën dhe karrierën profesionale. E njëjta merret me modeling që në moshë të re dhe raportohet se para dy vitesh u zgjodh si ‘përcjellësja e parë e Miss Brukselit’.

Krahas kësaj, Cela ka studiuar për ekonomi botërore dhe thuhet se është 166 cm e gjatë.
Për ata që nuk e dinë, Sindi ka qenë edhe pjesë e klipit të fundit të Seldit të titulluar “Nutella”.

MË TË LEXUARAT

To Top