Para takimit me kryeministrin grek Mitsotakis, Presidenti francez Emanuel Macron foli për veprime të papranueshme të Turqisë në detin Mesdhe dhe i doli sërish në krah Greqisë.
“Turqia nuk është më një aleat në rajon. Edhe pse është një vend anëtar i NATO-s, nuk sillet si i tillë. Veprimet që po ndërmerr Turqia në Mesdhe janë të papranueshme. Turqia nuk përfilli të drejtat e Greqisë dhe nënshkroi marrëveshjen e kufirit me Libinë që është e papranueshme”, tha presidenti Macron.
Ministria e Jashtme e Turqisë, lidhur me fjalët e presidentit francez, Emmanuel Macron, kundrejt presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka bërë vlerësimin se “Presidenti francez Emmanuel Macron përsëri me reflekset e tij ish-kolo nialiste ka bërë një deklaratë ku përpiqet të japë mësim nga lart. Në të vërtetë deklaratat e Macron janë shprehje e paaftësisë dhe dëshpërimit të tij në të cilin ai ndodhet”.
Në një deklaratë me shkrim nga ministria turke, rikujtohet se ditët ku Franca vepronte sipas dëshirës kanë mbetur në të kaluarën.
“Macron me dhimbjen e brendshme të tij sulmon çdo ditë pareshtur Turqinë dhe presidentin tonë për shkak se ne kemi prishur të gjitha planet tin ëzare dhe lojërat e poshtëra të tij në politikën e jashtme.