Ministri i Mbrojtjes i Turqisë Hulusi Akar iu drejtua me një mesazh të fortë Greqisë duke e paral ajmëruar që të mos bëhet “meze” për interesat e të tjerëve.
Akar kishte parasysh Francën kur i drejtoi mesazhin Greqisë, e cila sipas tij përdor helenët për interesat e saja në rajonin e Mesdheut.
“Greqia nuk duhet të bëjë asgjë në këtë kr izë. Thjesht të rrijë urtë dhe të mos bëhet meze për interesat e të tjerëve“, u shpreh Akar duke kërcënuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë Greqinë.
Konteksti i mesazhit dhe mënyra se si ai u shpreh nga ministri i Mbrojtjes është cilësuar një kë rcë nim për l uftë nga mediat greke nisur edhe nga fjalia “të mos bëhen meze“.