Nga Selaniku,kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në fjalimin me rastin e hapjes së Panairit të përvitshëm ndërkombëtar që sivjet zhvillohet në kushte të reja për shkak të pan demisë, ka shpallur masa të reja sa i përket mbrojtjes së vendit, në një periudhe kur te nsioni mes Greqisë dhe Turqisë në lidhje me zonat detare në Mesdheun Lindor ndodhet në kulmin e tij.
Kështu ai ka deklaruar se në ditët e ardhshme do të nënshkruaje me qeverinë franceze blerjen e 18 avionëve luf tarake Rafale , 4 fregata të reja franceze dhe rinovimin e 4 të tjerave .
Gjithashtu ai ka theksuar se do të rinovohet arsenali I tre trupave ush tarake , këmbësorisë, marinës detare , forcave ajrore dhe gjatë pesë viteve të ardhshme do të futen në ushtri 15000 burra dhe gra.