Bukuroshja Almeda Abazi ka treguar gjithmonë se asaj i pëlqen të bëjë shpesh maska fytyre e flokësh në kushte shtëpie.
Ashtu si të gjithë ne, edhe për Almedën izolimi në shtëpi i ka dhënë asaj mundësinë që të kujdeset për lëkurën dhe siç më herët ka treguar, produkti i preferuar i saj është kafja turke.
Nēpërmjet një postimi të pak minutave më parë, aktorja që prej vitesh tashmë jeton në Turqi, ka ndarë me ndjekësit e saj një maskë të thjeshtë me 5 përbërës:
kafe turke, mjaltë, kos, e kuqe e vezës, kanellë
“Maska ime e preferuar në kushte shtëpie që ka pērbërêsin kryesor kafen turke; për çdo lloj lëkure”; shkruan Almeda nën postim me anë të të cilit tregon mënyrën e përgatitjes së maskës.
Pasi i bashkoi të gjithë përbërësit duke formuar një masë homogjene, mbajeni në fytyrë për 15 minuta.
Më pas pasi të shpëlani fytyrën, vini tê bardhën e zezës për 10 minuta.
Në fund pak vaj ulliri…
Pra nëse kafja turke ka qenë bashkëshoqëruesja juaj këto mëngjese, provoni edhe maskën e sugjeruar të Almedës.