Rrahman Islami, është kosovari, i cili prej vitesh jeton dhe vepron ne Gjermani, përkatësisht në qytetin e Velbertit.
Ai për të tretën herë me radhë po garon për të qenë këshilltar në Këshillin e integrimit për qytetet, Velbert, Langenberg dhe Neviges, në zgjedhjet që do të mbahen me 13 shtator.
Islami njihet për angazhimet e tij në avancimin e mërgatës shqiptare në Gjermani, përmes shoqatës së miqësisë Velbert-Podujevë.
Ai është iniciatori dhe ndër meritoret për binjakzimin e Komunës së Podujevës me qytetin e Velbertit të Gjermanisë.
Bazuar në angazhimet e tij, Islami meriton mbështetje në zgjedhjet e 13 shtatorit.