Pak ditë më parë, aktorja e njohur indiane Sara Khan, bëri publik në Instagram lajmin se ajo është infektuar me koronavirus.
E njohur për publikun shqiptar, si Sadna në telenovelën ‘Bidai’, aktorja shkruante se është karantinuar në shtëpinë e saj dhe po pret ta kalojë sa më shpejt virusin.
Ndërsa së fundmi, Sara ka publikuar një foto nga karantina, ku shfaqet në dhomën e saj dhe duket në formë të mirë.
“Doja t’ju tregoja se jam mirë dhe inshallah shërohem sa më shpejt nga virus idiot. Jam e bekuar që kam urimet, dashurinë, kujdesin dhe suportin tuaj”.
Aktorja po qëndron në shtëpinë e prindërve të saj, por është kujdesur të mbajë distancën.