Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar ka deklaruar se “18 ishuj janë ar matosur nga Greqia në kund ërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare”, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo i përs hkallëzon edhe më tej te nsionet dhe eliminon dialogun e ndërsjellë, tha Akar në një intervistë me AA. Pasi vuri theksin se Greqia duhet të lërë patjetër mënjanë sjelljet provokative, përshka llëzuese dhe rritjen e tensioneve, Akar deklaroi se Turqia ëshë gjithmonë pro dialogut dhe dëshiron që problemet të zgjidhen në mënyrë paqësore.
Populli grek s’duhet të rr ëmbehet nga përpjekjet e Macronit, s’duhet të bëhet meze për operacionet e Macronit për vetëshpëtimin e tij. Duket shumë qartë se politika e Macronit ka falimentuar. Për të mbuluar këtë ai po përpiqet që të kapë disa role në mënyrën e tij.