Lajme

(Video) Sot dërgoi 7 fëmijët e saj në shkollë, 29-vjeçarja shqiptare: Jam zgjuar që në 6, më zgjuan nga gëzimi shpresoj që Covid-19 mos…

Sot ka nisur viti i ri shkollor në mbarë vendin, teksa pak më e vështirë është kjo ditë për Ajlin Alfredaj.

Foto/ Ajlin bëhet e famshme, nëna "heroinë” me 7 fëmijë - Gazeta Mapo

E reja nga Tropoja është nënë e 7 fëmijëve. Ajlin Alfredaj në një lidhje për emsionin”Ditë e Re” ka treguar se është zgjuar herët për të bërë gati të vegjlit për ditën e parë të shkollës.

“Jam zgjuar që në 6. Më zgjuan fëmijët”, ka thënë ajo, duke mos e fshehur në asnjë moment ekzaltimin e një nëne për këtë ditë të shënuar.

Sakaq ka shtuar se s’ka qenë dhe aq e lehtë karantina për të dhe fëmijët, duke shpresuar se kjo situatë tashmë të marrë për mirë.

“Shpresoj që pjesa e pandemisë të marri për mirë, sepse nëse mbyllen shkollat nuk e di si do ia dalim”, ka shtuar Ajlini.

Ajlin Alfredaj është nënë e 7 fëmijëve, 3 binjakëve dhe 1 vajze të vogël.

MË TË LEXUARAT

To Top