Vijojnë ten sionet në uzinën e Ballshit. Policia ka hedhur spraj për shpërndarjen e naftëtarëve, pasi këta të fundit kanë çar ë ko rdonin e efektivëve. Ndërkohë, gjatë përplasjes dy protestues kanë humbur ndjenjat.
Këta të fundit janë është nisur me urgjencë drejt spitalit. Kanë qenë naftëtarët e tjerë që i iu dhanë ndihmën e parë, teksa i ngritën peshë dhe i nisën me urgjencë drejt spitalit.
Pas përp la sjeve, kryetari i sindikatës së naftëtarëve të bashkuar Sokol Dautaj doli në një deklaratë përpara naftëtarëve.
Protesta e naftëtarë ka nisur mëngjesin e sotëm. Ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Kjo është protesta e disatë e naftëtarëve të Ballshit. Edhe më herët ata kanë kërkuar pagat e prapambetura dhe i kanë bërë edhe kërkesë ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por kjo e fundit nuk u është përgjigjur.