Lajme

Fëmijët e shqiptarëve qajnë për bukë, jo më për libra shkolle/ Djali Edi Ramës, Zaho ka shkruar në shkollë private, ndër më të shtrenjtat…

Zaho, i vogëli i familjes Rama ka nisur sot për herë të parë shkollën.

Ne urojmë të bëhet i dituri i botës dhe një fëmijë i mbarë por rasti i tij ndërkaq tregon dështimin e arsimit publik në Shqipëri.

Nga mëngjesi në darkë, prej vitesh tashmë dëgjojmë si refren të përsëritur: Arsim publik, arsim falas, reformë në arsim etj…

Pa dashur t’i hyjmë çfarë është bërë e çfarë nuk është bërë, na mjafton fakti që kur vjen puna te fëmijët e tyre, politikanët apo njerëzit e pushtetshëm nuk i besojnë arsimit publik në Shqipëri.

Kështu ka bërë edhe vetë kryeministri Rama i cili nuk ka zgjedhur asnjë shkollë fillore shqiptare e publike për të çuar të voglin e tij.

Ndoshta shumëkujt do i shkonte mendja te shkolla ‘Kosova’, një nga më të mirat në fakt që ka vendi ynë, mirëpo Rama ka zgjedhur një shkollë amerikane, mëson newsbomb.al.

Bëhet fjalë për WAT ose “World Academy of Tirana”, një shkollë ku flitet e mësohet vetëm anglisht.

Shkolla ndodhet në Lundër dhe Zahos tashmë do i duhet të shkojë aty çdo ditë nga Surreli.

MË TË LEXUARAT

To Top