Historia e kësaj gruaje ka bërë xhiron e botës, atë e kanë raportuar edhe mediat botërore. Kjo pasi ajo ka lindur binjakë, 26 ditë pasi ka lindur një fëmijë tjetër.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Bangladesh. Edhe për vetë mjekët kjo ngjarje ishte e vështirë, për t’u besuar. Një gjë e tillë ndodh, pasi gruaja vuante nga ajo që quhet si sindroma e mitrës di delfike.
Ajo u bë nënë për herë dhe në vend të një fëmijë që mendonte se do të kishte ajo pati tre dhe të gjithë me shëndet të plotë.
Larg nga dija se çfarë e pret, Arifa shkon në Spitalin e Kolegjit Mjekësor Khulna për të sjellë fëmijën e saj të parë siç ishte planifikuar. Pas një lindjeje të zakonshme dhe të pakomplikuar, nëna e re kthehet në shtëpi e shoqëruar nga burri i saj.
Por 26 ditë më vonë, ajo vuan nga dhi mbje stomaku dhe për këtë arsye gjendet në Spitalin Ad-din. Në atë spital ajo sjellë binjakët në jetë, një djalë dhe një vajzë.
Sindroma e mitërës e dyfishtë ose mitra didelfike karakterizohet nga ndarja e këtij organi në dy pjesë të ndara. Fillimisht i përbërë nga dy tuba të vegjël gjatë fazës embrionale, ai arrin formën e tij përfundimtare kur ato takohen gjatë lindjes. Në disa raste kur tubat mbeten të ndara, gruaja lind me dy mitra.
Kjo grua ka qenë me të vërtetë me shumë fat, pasi çdo gjë shkoi si duhet.