Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është pyetur mbrëmjen e sotme nëse rre zikojmë sërish mbylljen në rast të rritjes së shifrave të të infektuarve me ardhjen e vjeshtës.
Manastirliu tha se ende nuk ka një vendim të tillë, ndërsa theksoi se qeveria ka përgatitur disa skenarë.
Ajo deklaroi në emisionin “Opinion” se për momentin nuk mund të japë një përgjigje ekzakte, pasi aktualisht situate në spitale paraqitet e qëndrueshme.
“Nuk mund t’jua kthej ekzaktësisht këtë përgjigje. Brenda skenareve situata është dinamike. Ka disa skenarë, jemi në një situatë ri sku, se çdo hapje aktiviteti edhe e shkollave tani mund të rrisë ri skun. Ne nuk mund të themi sot nëse do kemi një mbyllje sepse nuk jemi në këtë situatë. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme”, theksoi ministrja.