Lajme

Nis e zezë kjo e martë/ Ndërron jetë aktori i njohur shqiptar dhe njeriu që kërkoi gjithmonë liri

Sot në orët e para të 15 shtatroit ka vd ekur aktori i njohur kosovar, Adem Mikullovci. Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e të ndjerit, Lumnije Mikullovci.

File:Adem Mikullovci.jpg - Wikimedia Commons

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka njoftuar se burri i saj, Adem Mikullovci, ka vde kur në ora 00:20.

“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndëroj jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci! Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, ka njoftuar bashkëshortja Lumnije Mikullovci.

Adem Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.

Mikullovci gjithashtu ka qenë delegat i Kuvendit i cili shpalli deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë nga viti 1990-1992; si dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar.

MË TË LEXUARAT

To Top