Çdo pasdite, ekrani i “Top Channel” i dedikon një hapësirë të veçantë emisionit “Përputhen”. Kur kanë kaluar një javë nga fillimi i saj, kanë filluar të krijohen protagonistët e parë, e padyshim njëra prej tyre është Ana.
Ajo ka paraqitur në ekran një tip moskokëç arës, por puntatën e sotme ajo tregoi një anë tjetër të saj. Bukuroshja brune, u prek së tepërmi nga një komentues, i cili kishte shkruar për të:
“Kur e shikon babi i Anës tw erk t’u kërcy, do të krenohet aq shumë me të që nuk e ka dit çfarë talenti ka pas vajza e tij”.
Por Ana zbuloi se babai ka vite që është larguar nga kjo jetë, e pikërisht përmbajtja e emrit të tij në koment e përloti atë. Ajo nuk ngurroi të kundërpërgjigjet duke e cilësuar këtë botë si hipokrite.