Agjencitë meteorologjike të rajonit janë të shqetësuara në lidhje me disa zhvillime në detin Mesdhe, të cilat nëse shkojnë sipas parashikimeve mund të shkaktojnë shka tërrime në disa shtete.
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Athinës, janë të gjitha gjasat që në Mesdhe të formohet një uragan, i cili të përshkojë të gjithë zonën detare deri në jug të detit Jon.
Alarmi është dhënë për Greqinë dhe Turqinë, rruga e cila parashikohet të ketë uragani. Mediat turke theksojnë se uragani pritet të shoqërohet me erëra me shpejtësi deri në 200 km/h.
Treguesit paraprakë janë shqetësues, por dita kur do të kuptohet nëse kemi të bëjmë me një fenomen shkat ërrues apo jo pritet të jetë 18 shtatori, kur edhe do të arrihet kulmi i fo rcës së uraganit.