Të udhëtosh në kohë pandemie është luks, për shkak të masave sht rënguese si pasojë e Covid 19.
Shqipëria konsiderohet zonë me r rezik të lartë ndaj shume shtete i kanë mbyllur dyert, por ka dhe nga ata të cilët nuk e kanë problem hyrjen e shqiptarëve në territoret e tyre. Kështu shqiptarët mund të udhëtojnë pa kufizime në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Turqi, Serbi dhe SHBA.
Por kujdes, për të hyrë në Amerikë nuk duhet të kesh qëndruar ose udhëtuar tranzit në asnjë prej vendeve të hapësirës Shengen, Britanisë së Madhe, Irlandës, Iranit, Kinës ose Brazilit brenda 14 ditëve para udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara.
Studentet apo personat me vizë turistike mund të udhëtojnë me tranzit përmes Stambollit ose Beogradit. Përjashtohen nga kufizimet ata të cilët kanë “Green-Card” apo pasaportë amerikane.