Një lajm i mirë vjen nga Gjermania. Raportohet se kancelarja Angela Merkel (CDU) dhe Ministri i Brendshëm Horst Seehofer (CSU) kanë rënë dakord të marrin rreth 1,500 emigrantë shtesë.
Më tej raportohet se mes tyre ka edhe fëmijë jetim që kanë humbur prindërit e tyre. Kujtojmë këtu se shumë se 12,000 migrantë mbetën të pastrehë pas zja rrit në kampin e refugjatëve Moria në Lesbos.
Po ashtu Ministri Federal i Brendshëm Seehofer njoftoi të Premten se një total prej dhjetë vendeve evropiane do të marrin nga 400 të mitur secili që kanë mbetur pa prindërit e tyre.
Kurse Greqia është kritikuar shumë që i la refugjatët të vuanin ashtu në mes të rrugës, për disa netë ata kanë fjetur në rrugë.