Sot ka datëlindjen lideri historike i Partisë Socialiste, Fatos Nano. Ai ka lindur ne vitin 1952. Që nga koha që i zuri vendin me gjithfarë metodash e in trigash, pra që nga viti 2005 deri më sot, lideri historik i partisë Socialiste Fatos Nano ka festuar plot 14 ditëlindje dhe Edi Rama as që është kujtuar.
Në këtë urim Ramës është i është rikthyer historisë së Nanos në PS, duke evokuar ato kohë të cilat kur u bë kryetar i PS-së i zhduku pa asnjë shenjë dhe i zëvendësoi me një sekt të ri që e quajti `Rilindje`.
Duke shpresuar se do të marrë një mandate të tretë duke mashtruar sërish atë pjesë të majtë socialiste të elektoratit të cilën e injoroi dhe talli për 8 vite në pushtet, Rama arrin deri aty në `lëpirjen` që i bën Nanos, sa që i shpreh dëshirën që të shkruajnë një libër të përbashkët historik për PS-në!
Dhe në fund fare dërgon edhe një sinjal elektoral, pra një ofertë dhe Pazar për zgjedhjet e vitit që vjen:
“E kuptojmë njëri-tjetrin në ajër, sepse prej kohësh tanimë flasim si shoferi i turnit të parë me shoferin e turnit të dytë, për të njëjtën makinë”.