Lajme

(Video) Kanë mbetur të vetëm në kamp në Siri, vajza shqiptare: Shteti shqiptar po tallet me ne, për Allah na ndihmoni…

Dy ditë pas protestës përpara kryeministrisë, nga ku u kërkua riatdhesimi i më shumë se 60 grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hol në Siri, Top-Channel nga një burim diplomatik pjesë e përpjekjeve për t’i riatdhesuar ata ka mësuar se në çfarë faze janë këto përpjekje.

Në kushtet e konfidencialitetit ky burim tha se: “ Ne që jemi duke u përpjekur në riatdhesimin e tyre kemi marrë shumë premtime por ende është e pamundur që bazuar në këto premtime të realizojmë diçka konkrete. Gjërat janë vështirësuar akoma edhe më shumë me mbylljen e kufijve nga Covid19”.

Gratë dhe fëmijët shqiptarë të mbetur në kampin Al Hol në Siri, janë njohur me protestën përpara kryeministrisë të familjarëve të tyre .

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, disponon mesazhin më të fundit të 14 vjeçare Eva Dumani, dërguar dajës së saj Xhetan Ndredogji i cili prej shumë vitesh po përpiqet të kthej nipin dhe mbesën në atdhe.

 

MË TË LEXUARAT

To Top